Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë dhe një grua, e cila është shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.
Sipas Policisë, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
I njëjti ka rekomanduar lirimin e tyre.
Rasti është dërguar me procedurë të përshpejtuar në Gjykatë.