Aktivistja serbe: Në zonën ku ishte komandant Deliq u vranë mbi 2100 civilë shqiptarë

Aktivistja serbe: Në zonën ku ishte komandant Deliq u vranë mbi 2100 civilë shqiptarë
Natasha Kandiq, aktiviste serbe për të drejtat e njeriut, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliqit si nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

Kandiq, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka përkujtuar se Deliq ishte komandant gjatë kohës sa Serbia kryente krime lufte në Kosovë.

Ajo ka përkujtuar që në zonën që ishte përgjegjës nënkryetari i ri serb, u vranë mbi 2100 civilë shqiptarë.

“Nënkryetari i Kuvendit Popullor të Serbisë Bozhidar Deliq ishte komandant i UJ-së së mrtb-së 549. Në zonën e tij të përgjegjësisë (Prizren, Rahovec, Suharekë, Dragash) u vranë mbi 2100 civilë shqiptarë. Eshtrat e mbi 450 personave u zbuluan në varrezat masive në Batajnicë”, shkroi Kandiq në ‘Twitter’.

Related Articles