Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vdekurve nga aksidenti në autostradën kroate.
Nga ky asksident mbetën të vdekur 12 persona dhe 32 të tjerë janë lënduar.
Gërvalla-Schwarz gjithashtu u uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
“E pikëlluar thellësisht nga aksidenti tragjik në Kroaci që mori jetën e pelegrinëve polak. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet dhe miqtë e viktimave dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, ka shkruar ministrja në Twitter.