Sulmet ruse kanë vrarë pesë civilë në rajonin lindor të Donetskut, sipas guvernatorit rajonal Pavlo Kyrylenko.
Tre persona u vranë në Bakhmut, një në Avdiivka dhe një në Blagodatnu, tha ai.
Tetë persona të tjerë u plagosën. Granatimet u raportuan gjithashtu në rajonin e Dnipropetrovsk, shkruan Skynews.
Guvernatori i rajonit Valentyn Reznichenko tha se 60 predha ranë në rrethin e Nikopol dhe dy persona u plagosën në Marganka.
Pothuajse 50 shtëpi, disa makina dhe një stacion autobusi u dëmtuan, dhe sulmi goditi gjithashtu një tubacion gazi dhe rrjetin elektrik.