Arbër Potoku është njëri nga futbollistët më të mirë të vendit tonë në vitet e fundit.
Së fundmi futbollisti mitrovicas ka shënuar një ‘gol’ jashta fushave të blerta, teksa pritet që së shpejti të bëhet prind, shkruan Gazeta “Enigma”.
Mbrojtësi aktual i Ballkanit në një ceremoni festive dhe në një mënyrë tejet interesante ka zbuluar gjininë e foshnjës të cilën e mbanë bashkëshortja e tij.
Potoku ka shqelmuar topin e vogël të futbollit, duke nxjerrë jashta timin e kaltër, i cili simbolizon ngjyrën e djemve. Këto imazhe i ka publikuar vetë futbollisti në llogaritë e tij sociale. /Gazeta Enigma/