Kanë vdekur dy persona pas një aksidenti në Zhur të Prizrenit.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se edhe vozitësi mashkull kosovar ka vdekur. Viktima e dytë e këtij aksidenti. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.