Batatina: Llapi nuk aplikon strategjinë me dy kontrata

Batatina: Llapi nuk aplikon strategjinë me dy kontrata

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se ai asnjëherë nuk aplikon strategjinë që me lojtarin të nënshkruajë dy kontrata.



Bataina ka thënë se atë kontratë që e dërgon në Federatën e Futbollit të Kosovës, ajo është edhe kontrata që e ka me lojtarin.

“Nuk kemi aplikuar me dy kontrata me funksionu. Kushtet që i ka lojtari te Llapi janë ato që figurojnë në kontratën në Federatë. Mund të bësh atë strategji me dy kontrata, por më pas mundet lojtari me të dërgu në gjyq e t’i merr mjetet financiare. E dimë se është e vështirë me u përballu. 6400 euro në muaj kemi obligime tatimore”, ka thënë Batatina.

Ai ka thënë se klubet po nguten duke transferuar lojtarë të huaj, pasi në fund talentet e zhvilluar në Kosovë po transferohen jashtë vendit, si rasti i Valmir Veliut që u tranasferua në Superligë të Turqisë te Gaziantepspori.

Batatina ka treguar se Veliu erdhi te Llapi me pagë mujore 300 euro, ndërsa u largua me pagë mujore 2000 euro.

Ndërkohë sa i përket deklarimeve të Abedin Zekës së Trepçës ’89 se i mban shkollë për zhvillim të lojtarëve të ri, Batatina ka thënë se do të shkojë në seminar nëse mban Abedini dhe është aq i zoti.

“Cili klubi i ka tre lojtarë me kartona në Evropë në liga të forta. Llapi i ka tre, është Valmir Veliu, Mirlind Daku e Ajdin Salihu”, ka thënë Batatina.

Related Articles