Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, tashmë është bërë një emër shumë i dashur në tregun muzikor ndërkombëtar.
Ajo prej disa ditësh ka qenë duke qëndruar në Kosovë së bashku me familjen e saj për shkak të festivalit “Sunny Hill”.
Artistja, e cila këndoi në natën e parë të festivalit, ka bërë që këto ditë të jetë në qendër të tabloideve të huaja.
26-vjeçarja u komentua për performancën dhe veshjen që përzgjodhi për në vendlindje, ndërsa i përkiste markës Valentino.
Krijuesja e hitit “Levitating” kësaj radhe bëri që të shkruajnë për të pasi u nderua me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.
“Dua Lipa është emëruar ambasadore nderi e Kosovës.
Ndërkohë që këngëtarja e “Don’t Start Noë” u rrit në Britaninë e Madhe, prindërit e saj janë shqiptarë të Kosovës dhe familja u kthyen në Prishtinë kur ajo ishte tetë vjeçe, menjëherë pasi Kosova shpalli pavarësinë”, thuhet në një pjesë të prestigjiozes Independent.
Dua ditën e djeshme (e diel) u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjersa ky i fundit e vlerësoi të pamatshëm kontributin e saj për Kosovën.