Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se nëse lejohet vazhdimi i agresionit rus në Ukrainë, atëherë sipas tij do të jetë “sezon i hapur” në mbarë botë.
“Nëse lejojmë që një vend i madh të ngacmojë një më të vogël, thjesht ta pushtojë atë dhe të marrë territorin e tij, atëherë do të jetë sezon i hapur, jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën”, tha Blinken.
Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me ministren e Jashtme të Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, Bliken tha se ShBA-të mendojnë se është e rëndësishme t’i kundërvihen Rusisë, sepse agresioni i saj kundër Ukrainës kërcënon parimet themelore të sistemit ndërkombëtar, shkruan Sky News.
Ndërkaq, Pandor tha se askush në Afrikën e Jugut nuk e mbështeti luftën në Ukrainë, ligji ndërkombëtar nuk po zbatohej në mënyrë të barabartë.
“Ne duhet të jemi po aq të shqetësuar për atë që po ndodh me popullin e Palestinës, ashtu siç jemi me atë që po ndodh me popullin e Ukrainës”, u shpreh ajo.