Lëndohet një ushtar i FSK-së pas shpërthimit të municionit brenda armës në Babaj të Bokës, gjendja e tij stabile

Lëndohet një ushtar i FSK-së pas shpërthimit të municionit brenda armës në Babaj të Bokës, gjendja e tij stabile

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar pas shpërthimit të municionit brenda armës, në Babaj të Bokës.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e ushtarit është stabile.

Sipas njoftimit, pjesëtari i FSK-së fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në QKUK, ku i janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Pas vlerësimit mjekësor, është bërë e ditur se ai do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejmë.

Related Articles