Gazetari, Idro Seferi përmes një lidhje direkte në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka folur në lidhje me përballjen e Kurtit dhe Vuçiqit që pritet të ndodh më 19 gusht në Bruksel.
Ai u shpreh se Vuçiq e ka paraqitur shkuarjen e tij si faktor stabiliteti sepse Serbia dëshiron të negociojë.
“Vuçiq e ka paraqitur shkuarjen e tij si faktor stabiliteti sepse Serbia dëshiron të negociojë, por siç tha edhe sekretari i punëve të jashtme në ministri, kjo nuk është duke u bërë nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës e cila sipas politikanëve serb ka në plan që të destabilizojë Kosovën dhe të bëjë presion tek serbët e Kosovës, pra gjithë faji i hidhet Qeverisë së Kosovës rreth tensioneve të mundshme si skenar që thuhet se janë përgatitur në Prishtinë nga mediat serbe dhe nga vet politikanët”, u shpreh ai.
Seferi u shpreh se duket që ekziston një sinkronizim mes zyrtarëve dhe një pjese të shtypit siç u shpreh ai për ta paraqitur Kosovën si të pagatshme për të bërë negociata.
Figura e Vuqiqit do të paraqitet si personi që do t’i mbrojë serbët e Kosovës.
” Figura e Vuqiqit do të paraqitet si personi që do të shkojë atje për t’i mbrojtur serbët e Kosovës dhe interesat e Serbisë në Kosovë dhe do të thotë që nuk do të lejojë ndonjë përndjekje apo ndonjë problem dhe kjo është arsyeja pse ai do të shkojë, pra leksione se si do të bëhet politika, por natyrisht këto janë retorika që janë më shumë në shërbim të brendshëm të politikës sesa që nënkupton diçka konkrete, por gjithsesi ideja është që Vuqiqit të paraqitet si personi që do t’i mbrojë serbët e Kosovës në këto takime”, u shpreh tutje ai.