Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq.
Sipas burimeve të A2 CNN, një shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një goditje me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maliq ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit.
Sipas burimeve, dyshohet paraprakisht se viktima është shtetasi Nesti Kusari, një fermer rreth 60 vjeç, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spital, aty ku ka ndërruar jetë pas plagëve të shumta.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është një tjetër fermer, Velo Hazisllari, i cili tashmë ndodhet nën arrest pasi edhe ai ka përfunduar në spitalin e Korçës për shkak të disa plagëve. /A2 CNN/