Lajmërohet grupi i kosovarëve që po ecnin në zonën e Zubin Potokut, tregojnë gjendjen e tyre


Pas raportimeve për sulm në veri, janë lajmëruar grupi prej 50 kosovarëve që dolën për të ecur nëpër zonën e Zubin Potokut. Ata kanë njoftuar se janë mirë e shëndosh, raporton Gazeta “Enigma”.

LEXO EDHE: Serbët në Veri shkrepin plumba në afërsi të një grupi kosovarësh që kishin dalë për të ecur

“Te gjithë jemi mire dhe te sigurt pas incidentit qe ndodhi. Tani po vazhdojme ecjen ne Shale te Bajgores. Ecja sot ka qene e lajmeruar ne institucionin perkates. Ju faleminderit qe treguat shqetesim dhe kujdes”, thuhet në postimin e këtij grupi në Facebook./Gazeta “Enigma”
















Related Articles