Emocionet nuk munguan as këtë herë në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
Ekipi i emisionit të verës në T7, ishte i pranishëm në aeroport për të pritur mërgimtarët nga vende të ndryshme të Evropës.
Kësaj radhe, një mërgimtar u kthye në vendlindje pas plot 10 vitesh.
Padyshim që emocionet ishin të mëdha kur u takua me familjarët e tij në Kosovë.