Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur vetëm një person nga COVID-19 në Kosovë.
Nga dy mijë e 469 testime, 860 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID, derisa 1 mijë e 155 pacientë janë shëruar.
Kosova ka 6 mijë e 925 raste aktive me COVID.