Juventusi ka zyrtarizuar blerjen e radhës pas Paul Pogbës, Gleison Bremer dhe Angel Di Maria, ai është sulmuesi serb, Filip Kostic.
Kostic iu bashkua Juventusit nga skuadra gjermane Eintracht Frankfurt.
29 – vjeçari ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me italianët që e mbanë të lidhur me Juventusin deri në vitin 2026, raporton Gazeta Enigma.
Ai në sezonin e kaluar e fitoi Ligën e Europës me Frankfurtin duke u shpallur lojtari më i mirë i kësaj gare.
Falë paraqitjeve të mira në sezonin e kaluar, Kostic i bindi drejtuesit e Juventusit që të nënshkruajnë me të./GAZETA ENIGMA/