Borussia Dortmund ka arritur fitoren e dytë kundër SC Freiburg sonte për të prekur vendin e parë. Vendasit ishin të parët me Gregoritsch (35) në pjesën e dytë Borussia Dortmund shënoi tre gola. Bynoe-Gittens (77), Moukoko (84) dhe Wolf (88) shënuan për ta arritur një fitore më shumë mundi sonte
Borussia Dortmund ka arritur një fitore të mundimshme sonte, por me stil duke arritur ta mposhtë në shtëpi Freiburg me rezultat 1-3.
Anthony Modeste i Dortmund ishte ai që rrezikoi i pari (22) për të shënuar gol në portën e Dortmundit, kurse Freiburg për herë të parë rrezikoi në këtë ndeshje me Roland Sallain (23).
Freiburg patën ndeshje më të mirë dhe arritën të goli në minutën e 35-të të ndeshjes me anë të Michael Gregoritsch.
Pjesa e parë do të përfundonte me këtë rezultat.
Borussia Dortmund e nisi pjesën e dytë me disa zëvendësime që dolën të jenë krucial në këtë ndeshje për mysafirët.
Me të filluar pjesa e dytë ai largoi nga ndeshja Meunier për ta zëvendësuar me Wolf (46) kurse Jamie Bynoe-Gittens hyri në lojë në minutën e 64-të në vend të Thorgen Hazard. Të dy këta zëvendësues shënuan gola.
Jamie Bynoe-Gittens për herë të parë rrezikoi portën e Freiburg në minutën e 70-të, kurse Freiburg rrezikuan në minutën e 74-të përsëri me Michael Gregoritsch.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 77-të dhe u shënua nga Jamie Bynoe-Gittens, i cili shënoi pas asistimit të Moukoko
Dortmund “lufton shumë” dhe fiton në Freiburg sonte
Borussia Dortmund ka arritur fitoren e dytë kundër SC Freiburg sonte për të prekur vendin e parë. Vendasit ishin të parët me Gregoritsch (35) në pjesën e dytë Borussia Dortmund shënoi tre gola. Bynoe-Gittens (77), Moukoko (84) dhe Wolf (88) shënuan për ta arritur një fitore më shumë mundi sonte
Borussia Dortmund ka arritur një fitore të mundimshme sonte, por me stil duke arritur ta mposhtë në shtëpi Freiburg me rezultat 1-3.
Anthony Modeste i Dortmund ishte ai që rrezikoi i pari (22) për të shënuar gol në portën e Dortmundit, kurse Freiburg për herë të parë rrezikoi në këtë ndeshje me Roland Sallain (23).
Freiburg patën ndeshje më të mirë dhe arritën të goli në minutën e 35-të të ndeshjes me anë të Michael Gregoritsch.
Pjesa e parë do të përfundonte me këtë rezultat.
Borussia Dortmund e nisi pjesën e dytë me disa zëvendësime që dolën të jenë krucial në këtë ndeshje për mysafirët.
Me të filluar pjesa e dytë ai largoi nga ndeshja Meunier për ta zëvendësuar me Wolf (46) kurse Jamie Bynoe-Gittens hyri në lojë në minutën e 64-të në vend të Thorgen Hazard. Të dy këta zëvendësues shënuan gola.
Jamie Bynoe-Gittens për herë të parë rrezikoi portën e Freiburg në minutën e 70-të, kurse Freiburg rrezikuan në minutën e 74-të përsëri me Michael Gregoritsch.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 77-të dhe u shënua nga Jamie Bynoe-Gittens, i cili shënoi pas asistimit të Moukoko.
I njëjti lojtar ka mundur t’i shënojë dy gola në debutim pasi që kishte një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 83.
Një minutë më pas, Youssoufa Moukoko (Dortmund) bëri një gol që fillimisht u besua së është pasim por që përfundoi në rrjetë.
Një tjetër zëvendësues për Dortmund do ta shënonte golin e sigurisë brenda 11 minutave lojë dhe ai ishte Marius Wolf që shënoi gol në minutën e 88 për t’i dhënë vulë fituesit të këtij takimi.
Me këtë fitore Borussia Dortmund arrin në kuotën e gjashtë pikëve në Bundesligë dhe është në vendin e parë. Javën tjetër Dortmund pret në shtëpi skuadrën e promovuar në Bundesligë, Werder Bremen.