Në Spitalin e Pejës vdes një grua, policia nis hetimet

Në Spitalin e Pejës vdes një grua, policia nis hetimet

Policia ka nisur hetimet rreth vdekjes së një gruaje që ishte e shtrirë në Spitalin e Pejës dhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 12.08.2022 – 11:40. Është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë e shtrirë në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Related Articles