Pejani kërcënon policët që shkuan të intervenojnë në një aksident

Pejani kërcënon policët që shkuan të intervenojnë në një aksident

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë përballen me ofendime, sharje e kërcënime gjatë kohës që janë në detyrë zyrtare. Në këtë mënyrë atyre iu vështirësohet puna dhe shpesh iu rrezikohet jeta.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Pap Klementi’ në Pejë, ku zyrtarët policorë kishin dalë të intervenojnë pasi kishte ndodhur një aksident trafiku.

Me të dalur në vendin e ngjarjes, ata janë përballur me një person i cili edhe pse s’ishte i përfshirë në aksident, i ka penguar policët të kryejnë punën e tyre.

Në këtë mënyrë ata janë detyruar ta arrestojnë atë, por 30-vjeçari ka vazhduar t’i kërcënojë ata duke i ‘paralajmëruar’ se nuk e dinë me kënd kanë punë dhe nuk do iu lë vend në qytetin e Pejës.

I dyshuari pas arrestimit është dërguar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’. 30-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Related Articles