Ka vdekur burri i cili ishte goditur ditën e djeshme nga rrufeja në Llaushë të Skënderajt.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Uka, shefi në repartin e Intensivës Qendrore.
Uka tha se burri ishte dërguar nga spitali i Mitrovicës në gjendje të rëndë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Po, dje e kemi pranuar një pacient nga spitali i Mitrovicës. Ai ishte sjell në Qendren Emergjente në gjendje tejet të rëndë dhe më pas u transferua për mjekim në Intensivën Qendrore. Mirëpo, fatkeqësisht nuk ka mundur të i mbijetoi goditjes nga rrufeja. Ai sot ka vdekur në ora 05:30 të mëngjesit” – tha Uka.