Tahiri i LDK-së: Qeveria Kurti e paaftë, ka realizuar zero projekte kapitale

Tahiri i LDK-së: Qeveria Kurti e paaftë, ka realizuar zero projekte kapitale

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili sot tha se opozita dhe disa media po bëjnë fushatë agresive kundër tij.

Tahiri ka shkruar se ‘’Qeveria e pranon publikisht dështimin me investime kapitale’’, raporton Gazeta Enigma.

Tutje ai ka thënë se Ministri po e pranon që nuk ka investime kapitale, e pa investime nuk ka zhvillimi ekonomik.

‘’Raporti i Thesarit të shtetit i kundërshton tabelat exel të Ministrit Murati’’, tha Tahiri.

Sipas tij “jo vetëm opozita, e gjithë Kosova po e sheh paaftësinë e Qeverisë e cila ka realizuar ZERO projekte kapitale për 6 muajt e parë të vitit 2022”.

Tahiri postimin e ka përfunduar me këtë fjali për Qeverinë Kurti. “Kjo është Qeveri e ZERO projekteve, sepse gjithçka që shumëzohet me ZERO, mbetet vetëm ZERO”.

Related Articles