Varrosen viktimat e tragjedisë në Cetinjë

Varrosen viktimat e tragjedisë në Cetinjë

Një numër i madh i qytetarëve malazezë sot u kanë bërë nderimet e fundit viktimave të krimit në Cetinjë, ndërsa dhjetë viktima janë varrosur në varrezat e qytetit të Cetinjës, në Bajice, Gradac dhe Lubotinje.

Paraprakisht, në Shtëpinë e Qeverisë në Cetinje është mbajtur një seancë komemorative, në të cilën kanë marrë pjesë anëtarët e familjeve të viktimave tragjike, përfaqësues të pushtetit lokal, qeverisë dhe presidenti Milo Gjukanoviq, shkruan RTCG.

Në të shtënat që ndodhën të premten në vendbanimin Medovina në Cetinjë, afër Shtëpisë së Qeverisë, kanë mbetur të vrarë 11 persona, mes tyre edhe sulmuesi Vuk Boriloviq, ndërsa gjashtë janë plagosur.

Related Articles