Analisti Petrit Zogaj e ka quajtur mashtrues si politikan dhe të paaftë si kryeministër, kreun e Qeverisë, Albin Kurti.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se Kurti ka qëndruar në pozitë si kryeministër po aq sa Mustafa, Haradinaj dhe dyfish më shumë se Hoti.
“Albin Kurti deri me tash ka qendru ne karrigen e kryeministrit afersisht sa kete pozite e ka mbajtur Isa Mustafa, 2 vjet e dicka, po ashtu aq sa KM ka qene Haradinaj, dhe dyfish me shume sesa Hoti. Ne asnjeren prej ketyre nuk kemi pare krizat qe KM Kurti i ka prodhu gjate kesaj periudhe. I paafte si kryeminister, mashtrues si politikan”, thuhet në postimin e tij. /Gazeta Enigma/