Prishtina buzë titullit të parë pas shumë kohësh, Ballkani jashtë garës për titull

Prishtina buzë titullit të parë pas shumë kohësh, Ballkani jashtë garës për titull

Prishtina është buzë titullit të parë në Superligë pas tetë vjetëve, pas fitores 2:1 kundër Feronikelit, ndërkohë që Ballkanit ka humbur çdo mundësi për të garuar për titull këtë sezon pas barazimit 1:1 me Dritën.

Prishtina e ka mundur 2:1 Feronikelin, ndërsa Drita dhe Ballkanit janë ndarë baras 1:1 në dy ndeshjet kryesore të javës së 34-të në Superligë të dielën. Prishtina ka krijuar tani një epërsi prej pesë pikëve ndaj Dritës dhe prej shtatë pikëve ndaj Ballkanit, dy ndeshje deri në përfundim të sezonit 2020/21.

Kjo nënkupton bardhekaltrit mund ta sigurojnë titullin e parë që prej sezonit 2012/13 në ndeshjen e ardhshme kundër Gjilanit. Drita mbetet ende në garë matematikisht, por Ballkani është jashtë saj edhe zyrtarisht. Llapi dhe Trepça ’89 kanë marrë fitore tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë, ndërkohë Arbëria dhe Drenica kanë barazuar.

Related Articles