979 milionë euro për 24 transferime, një dekadë e mbushur me dështime për Manchester Unitedin

979 milionë euro për 24 transferime, një dekadë e mbushur me dështime për Manchester Unitedin

Manchester United nuk ka parë dritë me sy që prej largimit të trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson.

“Djajtë e Kuq” në dekadën e fundit ishin dështim në vete edhe pse bënë shpenzime marramendëse.

Ish-futbollisti i këtij klubi, Gary Neville e ka prezantuar një studim të thellë të transfereve të bëra nga gjiganti britanik për një dekadë të tërë.

Ish-mbrojtësi i djathtë anglez, së bashku me ish-futbollistin e Liverpoolit, Jamie Carragher kanë qenë pjesë e një vlerësimi, ndërsa transferet e klubit nga “Old Traffordi” u është dashur t’i vlerësojnë me ngjyrat e semaforit, të gjelbër, të portokalltë dhe të kuqe.

Në të gjelbrën, ata i vendosën Zlatan Ibrahimovicin dhe Bruno Fernandezin, kurse në të verdhë e kaluan Cristiano Ronaldon.

Ndërkaq, në të kuqe i vendosën 24 lojtarë, përfshirë këtu Martial, Varane, Sancho, Lukaku, Alexis, Van de Beek e shumë të tjerë, shkruan “Gazeta Express”.

Krejt këto transfere i kanë kushtuar Manchester Unitedit rreth 1 miliard euro, apo më saktësisht 979 milionë euro. 

Related Articles