Me një tejkalim fantastik ndaj Verstappen, Hamilton mbretëron sërish në Spanjë

Me një tejkalim fantastik ndaj Verstappen, Hamilton mbretëron sërish në Spanjë

Lewis Hamilton ka bërë një angazhim brilant në garën për Çmimin e Madh të Spanjës duke dalë përpara pilotit të Red Bullit, Max Verstappen. Kampioni i botës e tejkaloi rivalin e tij në xhirot e fundit të garës në Barcelonë duke e rritur kështu diferencën në renditjen e përgjithshme.

Verstappen e kishte kaluar Hamiltonin në hyrjen e parë në bokse, ashtu që piloti i Mercedesit u desh të angazhohej për triumfin e pestë radhazi në ‘Circuit de Barcelona-Catalunya’.

Edhe pse kishte mbetur 22 sekonda prapa pas rikthimit të tij në pistë, kampioni i shtatëfishtë i botës ia doli që ta tejkalonte pilotin e Red Bullit gjashtë xhiro pa përfunduar gara. Për Hamiltonin ky ishte një rekord i ri duke fituar pesë herë rresht në të njëjtin vend, derisa ishte fitorja e tretë në katër garat e sivjetme.

Related Articles