Ura e Krimesë, e cila lidh Krimenë dhe Rusinë, ka përjetuar trafik rekord në orët e fundit, derisa njerëzit nxitojnë të largohen.
Ura u hap në vitin 2018, katër vjet pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë.
Lëvizja e dukshme e njerëzve erdhi pasi u zbulua se një depo municioni kishte shpërthyer në afërsi të qytetit Dzhankoi mëngjesin e sotëm, raporton Sky News.
Sky News ka mësuar se goditja është kryer nga forcat speciale ukrainase, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për këtë.
Ndërkohë, autoritetet e instaluara nga Rusia thonë se udhëtimet e trenave janë ndalur, pasi linjat hekurudhore pësojnë dëmtime për shkak të goditjeve në të gjithë Krimenë.