Presidenti Vuçiq cakton takim me serbët e Kosovës

Presidenti Vuçiq cakton takim me serbët e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka caktuar një takim me serbët e Kosovës për këtë të diel.

Vuçiq caktoi takimin gjatë kohës sa po qëndron në Bruksel, për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç raporton mediumi serb “Novosti”, takimi do të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia” në Beograd.

Të ftuar në takim janë të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucional të serbëve nga Kosova, “udhëheqësit e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë të komunave, drejtorët e spitaleve etj”.

Kujtojmë se tashmë në Bruksel ka përfunduar raundi i parë i takimit Kurti-Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Related Articles