Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen më me rëndësi në histori të klubit.
Djelmoshat e Ilir Dajës do të luajnë sonte ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Ligën e Konferencës. Në këtë ndeshje, Ballkani do të jetë përballë skuadrës shqiptare, Shkupi.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Sfida e sontme do të luhet nga ora 21:00.
Në pesë ndeshjet e fundit, Shku ka një fitore (Makedonija GP), tri humbje nga Shamrock Rovers (dy herë) dhe një nga Dinamo Zagrebi, si dhe një barazim me gjigantin kroat.
Kurse, Ballkani ka tri fitore (Klaksvik dhe La Florita (2), një barazim me Klaksvik dhe një humbje nga Zalgirisi.