Reali ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e La Liga. Mbretërit kanë barazuar në shtëpi me Sevillan me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së 35-të.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Fernando në minutën e 22-të. Rezultatin e barazoi Asensio në minutën e 67-të të ndeshjes. Golin e dytë për Sevillën e realizoi Rakitic në minutën e 78-të nga penaltia. Golin e barazimit e shënoi Toni Kroos në minutat shtesë të ndeshjes. Reali mbetet në vendin e dytë me 75 pikë, dy pikë më pak se Atletico Madrid që është lider aktual, shkruan Gazeta Sheshi.