Rusia akuzon Ukrainën për helmimin e ushtarëve të saj

Rusia akuzon Ukrainën për helmimin e ushtarëve të saj

Ministria ruse e mbrojtjes ka akuzuar Ukrainën për helmimin e disa prej trupave të saj në rajonin juglindor të Zaporizhzhias.

Ministria tha se një numër ushtarakësh rusë ishin dërguar në një spital ushtarak me shenja helmimi të rëndë më 31 korrik.

Ministria tha se testet treguan për një substancë toksike në trupat e tyre, raporton Sky News.

“Për faktin e terrorizmit kimik të sanksionuar nga regjimi Zelensky, Rusia po përgatit prova mbështetëse me rezultatet e të gjitha analizave,” tha ministria në një deklaratë.

Në deklaratën e kësaj ministrie nuk thuhej se sa ushtarë kishin vuajtur nga kjo gjendje, apo si ishin ata tani.

Ndërkaq, një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës tha në përgjigje se helmimi i supozuar mund të ishte shkaktuar nga forcat ruse duke ngrënë mish të konservuar të skaduar.

Related Articles