Haradinaj i del krah Nagavcit për mosndryshimin e udhëzimit administrativ

Haradinaj i del krah Nagavcit për mosndryshimin e udhëzimit administrativ
Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëria Nagavci, në një konferencë për media, është deklaruar për kërkesën që të lejohet bartja e shamisë në shkolla, përmes ndryshimit të udhëzimit administrativ.

Në deklarimin e saj ministrja ka thënë se ky udhëzim nuk do të ndryshohet, pasi që rekomandimet janë dhënë që ai të mbetet në fuqi.

“Sa i për Udhëzimit administrativ, është fol shumë kohëve të fundit. Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativë për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit, nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike. Udhëzimi administrativ të cilit i kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta. Është vërtetë që ky udhëzim administrativ  që ka disa çështje ligjore, sepse preambula të cilës i referohet nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MASHT-it. Por e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai Udhëzim të mbetet në fuqi, ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik. Udhëzimi do të mbetet në fuqi dhe do të shohim tutje vetëm në aspektin formal ligjor”, ka deklaruar mes tjerash gjatë ditës Nagavci.

Rreth kësaj, ka reaguar edhe ish-Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj.

Haradinaj përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ajo e përshëndet qëndrimin e Nagavcit për mos ndryshimin e udhëzimit administrativ.

“Përshëndes qëndrimin e Ministres Arberie Nagavci për mosndryshimin e udhëzimit administrativ!”, ka thënë Haradinaj.

Postimi:

Related Articles