Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të dielën do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Ai do t’i mbledhë ata për të folur rreth bisedimeve të mbajtura të enjten në Bruksel, mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në takim paralajmërohet të marrin pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe, kryeratë e komunave dhe përfaqësuesit nëpër institucione.
Më pastaj Vuçiq do të mbajë fjalimin e paralajmëruar nga e enjtja, drejtuar qytetarëve, e që sipas Petar Petkoviq do të jetë njëri ndër fjalimet më të rëndësishme të tij.