Pritet që nga 1 qershori kosovarët të mospaguajnë në kufi me Malin e Zi

Pritet që nga 1 qershori kosovarët të mospaguajnë në kufi me Malin e Zi

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) është duke bërë përpjekje që të hyjë në fuqi nga data 1 qershor marrëveshja me Malin e Zi, për njohjen reciproke të policave për sigurimin e automjeteve.

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, ka thënë se Qeveria duhet të nxjerr një udhëzim të ri për regjistrimin e automjeteve, që po ashtu do të ndihmonte në procesin për ta bërë Kosovën pjesë të kartonit të Gjelbër.

Mes tjerash, Mazreku tha se janë në diskutime me Malin e Zi në mënyrë që qytetarët e dy vendeve të lëvizin lirshëm pa pasur nevojë të paguajnë për polisën e sigurimit të automjetit.

Ai thotë se janë duke bërë përpjekje që marrëveshja të përfundoj sa më shpejt dhe të hyjë në fuqi nga data 1 qershor e këtij viti.

“Që nga data 1 marsi kam rifilluar diskutimin me Malin e Zi. Për një kohë kaq të shkurtër mund të ju konfirmojë se kemi arritur deri te diskutime teknike që kanë të bëjnë me një fond garantues në modalitetet e marrëveshjes. Ajo që po bëjmë kohëve të fundit është diskutimi i brendshëm brenda organeve të Byrosë. Besoj shumë shpejt do të marrim një vendim për ndarjen e një fondi me Malin e Zi, fond ky që garanton kohë reale pagesën e dëmeve përmes të dyja vendeve. Pasi të tejkalojmë këto diskutime teknike ajo çka na mbetet neve është caktimi i një date nënshkrimi i marrëveshjes dhe ajo çka unë kam kërkuar duke ditur që tashmë fillon edhe sezona verore që kjo marrëveshje të jetë në fuqi nga data 1 qershor. Ky është një lajm i mirë për qytetarë sepse gjatë kohës së verës nuk kemi nevojë me prit dhe me pagua një sigurim kufitar. ajo çka kemi diskutuar është edhe njohja reciproke e policave të sigurimit që i bie që Mali i Zi në Kosovë hynë me karton të gjelbër. Ndërsa ne nga Kosova do të udhëtojmë me të njëjtin sigurim që udhëtojmë edhe në Maqedoni”, tha ai.

Numri i madh i veturave të paregjistruara është vetëm një nga problemet që Kosova duhet të zgjidhë para se të bëhet aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Byrosë Evropiane që siguron Kartonin e Gjelbër.

Mazrekut thotë se për zgjidhjen e kësaj çështje e shohin partner qeverinë. Megjithatë, Kosova këtë proces mund ta nisë vetëm brenda institucioneve duke bërë zgjidhjen e problemeve të brendshme, por jo të bëjë aplikim, pasi që me marrëveshjen e nënshkruar në Washington më 4 shtator, Kosova ka rënë dakord që të vendosë moratorium njëvjeçar mbi kërkesën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

në Bankën Qendrore dhe Banka Qendrore i aprovon.  Aktualisht vazhdojnë të paguhen në kufi”, tha ai.

Related Articles