Reagon Kurti pas incidentit në uzinën e Gramshit: Uroj që hetimet të zbardhin sa më parë rrethanat e ngjarjes

Reagon Kurti pas incidentit në uzinën e Gramshit: Uroj që hetimet të zbardhin sa më parë rrethanat e ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas incidentit në Gramsh të Shqipërisë.

Kurti në emër të Qeverisë, e dënoi incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.

“U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues. Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministri.

Kurti ka uruar që hetimet të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarje.

“Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Kurti.

Related Articles