Aksident trafiku në Shtime, humbin jetën dy persona

Aksident trafiku në Shtime, humbin jetën dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Caralevë të Shtimës, ku kanë humbur jetën dy persona, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftim thuhet se është arrestuar një person pasi i njejti kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur dy këmbësorë, të cilët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve.

Dy viktimat fillimisht janë dërguar ne emergjencën e Shtimes e me pas ne QKUK ku edhe kanë ndërruar jetë

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën, humb kontrollin mbi veturën dhe në trotuar godet dy viktimat meshkuj kosovar (të mitur). Dy viktimat fillimisht janë dërguar ne emergjencën e Shtimes e me pas ne QKUK ku edhe kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

/Gazeta Enigma/.

Related Articles