Lushnje: Pesë persona të lënduar në një aksident

Lushnje: Pesë persona të lënduar në një aksident

Një aksident trafiku ka ndodhur në Lushnje, ku janë lënduar pesë persona.

Policia njofton se një makinë është përplasur me një mjet bujqësor.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë”.

“Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Related Articles