Joshua nuk mund ta duronte as babain e tij pas humbjes ndaj Usyk

Joshua nuk mund ta duronte as babain e tij pas humbjes ndaj Usyk

Anthony Joshua nuk arriti të hakmerret ndaj Usyk në duelin e revanzhit, ku ky i fundit u konfirmua si kampion bote.

Joshua dhe Usyk u përballen për titujt IBF, WBA dhe WBO të cilat arriti t’i fitoi ukrainasi.

Pas duelit boksieri britanik, Anthony Joshua u pa tejet i nervozuar duke u larguar nga ringu.

Gjatë një momenti ai dëgjohet t’i ketë thënë edhe babait të tij: “M’u hiq qafe“.

Në pamjet e reja të publikuara sot babai i Joshua-s përpiqet ta qetësoj të birin, por boksieri ia kthen në mënyrë të ashpër: “Për hir të Zotit, m’u hiq qafe“.

Kujtojmë se Usyk fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve.

Related Articles