Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, është takuar me takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, raporton Gazeta Enigma.
Tutje, Linde ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është rruga para për të dyja palët dhe se duhet t’a bëjnë dialogun prioritet.
“Një diskutim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Mirosllav Lajçak, për dialogun Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga BE-ja. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është rruga para. Dy shtetet duhet ta bëjnë prioritet dialogun”, ka shkruar Ann Linde në Twitter.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa herë ka përsëritur se dialogu nuk është në krye të prioriteteve të tij dhe se është diku në vend të katërt në listë, duke theksuar se prioritet i tyre është sigurimi i vaksinave anti COVID-19.
“Para diskutimit sot në Këshillin e Çështjeve të Jashtme për Ballkanin Perëndimor, jam takuar me ministren e Jashtme të Suedisë dhe kryetaren e OSCE-së, Ann Linde. Kemi folur për nevojën për të forcuar kredibilitetin e BE-së në rajon, dialogun dhe rolin e rëndësishëm që OSCE-ja luan në këtë fushë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.