Katër turistë gjermanë që mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës janë nxjerrë me sukses.
Ata po eksploronin zonën në këmbë dhe ngecën në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.
Policia në bashkëpunim me zjarrfikësen në Përmet mundën të lokalizonin turistët dhe t’i nxirrnin nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar.
Aktualisht të katër turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, Federata Shqiptare e Rafting ofroi mbështetje me pajisje të posaçme për ndërhyrjen në këto zona, njoftoi policia./euronewsalbania/