Burimet e televizionit Shenja, mësojnë se Ardian Cuculi do të rikthehet të luajë për Shkëndijën e Tetovës.
Jo zyrtarisht mësohet se Cuculi dhe Shkëndija janë në bisedime, me kërçovarin që të vesh sërish fanellën kuqezi.
Me shumë mundësi, qendër-mbrojtësi do të firmos kontratë 1 vjeçare dhe do të mbyll karrierën e tij te Shkëndija.
Cuculi pjesë e ‘kuqezinjëve’ ka qenë në 3 periudha të ndryshme, duke regjistruar 246 paraqitje me skuadrën tetovare.
Ndërkohë gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Vëllazërimin, Pobedën, Milanon, Kukësin dhe Dritën.