410 pacientë duke u trajtuar në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, 24 në gjendje të rëndë shëndetësore

410 pacientë duke u trajtuar në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, 24 në gjendje të rëndë shëndetësore

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga raportimet prej klinikave COVID të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, të shtrirë për trajtim nga COVID-19 janë 410 pacientë, 295 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 27 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 309 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë, raporton Gazeta Enigma.

Në QKUK janë të shtrirë 173 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 113 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 136 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 237 pacientë, 14 në gjendje të rënduar, 182 të konfirmuar pozitivë dhe 173 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 36 pacientë, Spitali i Gjakovës, 43 pacientë, Spitali i Pejës, 53 pacientë, Spitali i Gjilanit, 36 pacientë, Spitali i Ferizajt, 33 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë.

410 pacientë në trajtim në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshmeNga raportimet nga klinikat COVID të Qendrës…Posted by Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës on Monday, May 10, 2021

Related Articles