Aleanca themelon Shkollën Politike, paralajmëron interpelancë për importin e energjisë

Aleanca themelon Shkollën Politike, paralajmëron interpelancë për importin e energjisë

Kryetari i Aleancës , Ardian Gjini, ka bërë të ditur se kryesia e partisë ka vendosur të themelojë Shkollën Politike, e cila do të udhëhiqet nga nënkryetari Besnik Tahiri dhe do të synojë edukimin politik të të rinjve.

Në mbledhje u vendos edhe lansimi i ueb-faqes së re zyrtare të partisë.

Gjini ka paralajmëruar se Grupi Parlamentar i Aleancës do të kërkojë interpelancë në Kuvend për çështjen e importit të energjisë elektrike, ndërsa ka ritheksuar qëndrimin e partisë si opozitë ndaj pushtetit dhe për Ligjin për Gjykatën Speciale.

Related Articles