Konfirmohet lajmi i Enigmës, Kika e Hogoshtit merr tri pikë në tavolinë ndaj Vllaznisë së Pozheranit

Konfirmohet lajmi i Enigmës, Kika e Hogoshtit merr tri pikë në tavolinë ndaj Vllaznisë së Pozheranit

Në fundjavë ka startuar kampionati edhe në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Në kuadër të kësaj jave është zhvilluar edhe ndeshja mes Vllaznisë së Pozheranit dhe Kikës së Hogoshtit e cila ishte mbyllur me rezultatin 2-1.

Por, kjo ndeshje tashmë ka marrë epilog tjetër, pasi që Komisioni Disiplinor e ka regjistruar me rezultat zyrtar në të mirë të Kikës.

“Regjistrohen ndeshjet e xhiros së dytë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së parë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023 me rezultatet e arritura në fushë me përjashtim të takimit Vllaznia(P) –Kika, që regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “ Kika”, thuhet në njoftim.

Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht orë më parë se skuadra e Kikës kishte dërguar ankesë në organet e FFK-së për këtë sfidë.

/GAZETA ENIGMA/        

Related Articles