Kryeministrja e Finlandës kërkon falje pas publikimit të një foto intime

Kryeministrja e Finlandës kërkon falje pas publikimit të një foto intime

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka kërkuar falje sot për një foto intime të zbuluar nga një festë private që ajo organizoi në rezidencën e saj zyrtare në korrik. Kërkimfalja erdhi pasi pamjet e festës u publikuan javën e kaluar, duke shkaktuar një debat publik.

Dje, Marin, një nga lideret e brezit të ri botëror, doli negativ në tenstin e drogës pas videos së javës së kaluar.

Ajo u testua pas një incizimi të saj duke kënduar dhe kërcyer në një festë tjetër.

Këtë javë në rrjetet sociale filloi të qarkullojë një tjetër foto, ku shiheshin dy influencere të famshme duke u puthur, duke mbuluar gjoksin e zhveshur me fjalën “Finlandë” nga rezidenca zyrtare e kryeministres në Helsinki.

Related Articles