Mbase qytetarët janë të ngopur nga bllokimet e shumta në trafik, kostot e larta të derivateve, apo edhe ecjet e gjata, megjithatë, siç duket as trotinetët elektrik nuk janë zgjidhje e këtyre problemeve.
Përveç që po rrezikojnë vetën në komunikacion, me trotinetët elektrik po rrezikohen edhe qytetarët shesheve të kryeqytetit të Prishtinës, anipse tash e 10 ditë, Komuna e Prishtinës ka ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrikë si dhe të biçikletave në sheshet si dhe në vendet ku ka qarkullim të lartë të njerëzve.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga sheshi i Prishtinës, ku shihen disa të rinj me trotinetët elektrik në vendet ku është e ndaluar me rregullore.