Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se do të hyjnë në grevë të përgjitshme.
Gjatë vizitës me këshillin grevist të BSPK-së në çerdhen “Yllkat”, ai tha se nga qeveria kanë kërkuar ndarjen prej 100 eurove, por siç tha ai, qeveria i ka injoruar.
“Qeveria me dashtë mund t’i realizojë kërkesat tona e jo të vajtojë që po mbesin fëmija rrugëve, po mbesin pa shkolla, e qytetarë pa e nxjerr një dokument. Qeveria le të ulet me ne, le të arrijë një marrëveshje të pranueshme, situata do të qetësohet. Nëse jo, në rrugë të Zotit jemi dhe s’kemi pas rrugë tjetër”, njofton klankosova.tv.
“E di qysh ndjeheni edhe ju edhe mësuesit tanë, por s’kemi pas rrugë tjetër. Të dorëzohemi nuk e kemi ndërmend, prandaj e kemi zgjedhur rrugën tjetër që na thotë ligji, të shkojmë në grevën e përgjithsme. Ne s’do të lëshojmë pe, po ju betohem këtu para mediave. Uroj që qeveria të këndellët dhe të fillojë me zgjedhjen e kërkesave tona që janë legjitime”, tha Jasharaj.