Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar protesta, siç ka thënë ai të ashpra.
Krejt kjo sipas tij, nëse institucionet nuk i konsultojnë për masat e reja, që siç thotë ai duhet të merren shumë shpejt për lirimin e sektorit të gastronomisë.
I pari i gastronomëve ka kujtuar se kanë mbajtur tri protesta, duke shtuar se nuk do t’i nënshtrohen as asnjë qeverie, duke shtuar se nuk do të përkrahin asnjë vendim që merret ad-hoc.
“Nuk mund të dalim që dy ditët e fundit të themi se po i hapim klubet e natës dhe sallat e dasmave sepse një dasmë duhet më herët të organizohet. Kështu që nuk mund të merren vendime ad-hoc por duhet të ketë një plan program dhe po shpresojmë që ditët në vijim do të na ftojnë për të diskutuar dhe për ta konkretizuar planin”.
Ai thotë se ndonëse iu premtua subvencionim i pagës dhe qersë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
“Kur ke mbyllja 12 ditore nga Qeveria na është premtuar që të na subvencionohen me paga dhe me qira në fund të muajit prill dhe në fillim të muajit maj dhe tash jemi në 10 maj dhe nuk ka asnjë koment prej Qeverisë. Kuptohet që kjo është ndër pakënaqësitë tona. Kemi pasur takime të njëpasnjëshme me ministrin e shëndetësisë Arben Vitia ku u dakorduam për masat e reja që nëse i respektojmë ne dhe ka ulje të numrave atëherë duhet të bisedojmë për rritjen e orarit ose do të shkojnë duke u lehtësuar masat”.
Kllokoqi ka bërë të ditur se në bazë të të dhënave që kanë del se rreth 10 mijë vende të punë janë “shuar” për shkak të pandemisë.