Kurti, është deklaruar se nuk është koha për greva por për punë, vite më parë në lidhje me grevat kishte qëndrime ndryshe

Kurti, është deklaruar se nuk është koha për greva por për punë, vite më parë në lidhje me grevat kishte qëndrime ndryshe

Derisa një ditë para fillimit të grevës, kryeministri, Albin Kurti, është deklaruar se nuk është koha për greva por për punë, vite më parë në lidhje me grevat kishte qëndrime ndryshe.

Kur ishte në opozitë, Kurti, kishte premtuar se kur të vije në pushtet do të kujdeset që pabarazitë mes sindikalistëve e qeveritarëve do të zvogëlohen, dhe statusi social i tyre do të përmirësohet. Ndërkaq që kishte deklaruar se varfëria u shndërrua në greva meqë mësuesit, mjekët e tjerët nuk durojnë që qeveritë ti rrisin pagat vetës kur nuk punojnë, e jo atyre që me të vërtetë punojnë.

Njësoj si Kurti, kohë më parë, edhe tash ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për grevat e 2019-ës, fajtore e kishte lënë qeverinë.

Tash e disa muaj, sindikatat janë ankuar vazhdimisht për mospërfillje të kërkesave të tyre nga ana e qeverisë Kurti 2.

Related Articles