Ballkani mëson kundërshtarët në grupet e Ligës së Konferencës

Ballkani mëson kundërshtarët në grupet e Ligës së Konferencës

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani ka mësuar kundërshtarët në fazën e grupeve të kompeticionit të UEFA Conference League.

Pas fitores ndaj Shkupit në Play Off me rezultatin e përgjithshëm 3:1, Ballkani siguroi fazën e grupeve të Conference League dhe u bë skuadra e parë kosovare që luan.

Ballkani do të marrë pjesë në grupin G të Conference League.

Në këtë grup, FC Ballkani do të përballet me Slavia Praha, Cluj dhe Sivvaspor.

Ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve, Ballkani e luan më 8 shtator.

Më pas luan me 15 shtator, 6 tetor, 13 tetor, 27 tetor dhe 3 nëntor.

Related Articles